
Është publikuar ditën e sotme fotoja e 44-vjeçares shqiptare e cila u vra ditën e djeshme nga bashkëshorti i saj. Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, kjo është shqiptarja nga Gramshi e cila u qëllua për vdekje me thikë në zonën e e qafës nga burri i saj 53-vjeçar Bujar Meço.
Siç kemi raportuar dhe ne më parë, mediat greke shkruajnë se 44-vjeçarja ishte viktimë e dhunës në familje për shumë vite. Në këto rrethana, mësohet se Esma kishte vendosur të ndahej dhe kishte caktuar një takim me avokatin e saj, i cili do të zhvillohej ditën e sotme nëse gjërat nuk do të përmbylleshin në mënyrë tragjike.
Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, bëhet me dije se kanë dalë detaje nga ekzaminimi mjeko-ligjor, i cili ka konfirmuar se Esma vdiq në vend si pasojë e plagës së marrë. Plaga me thikë në pjesën e qafës ishte e thellë, me tehun që arrinte dhe depërtonte në mushkërinë e djathtë, duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë të brendshme dhe të jashtme.
Ndërsa bëhet me dije se në trup nuk u gjetën dëmtime të tjera e thuhet se vdekja vlerësohet të ketë ndodhur shumë shpejt, për vetëm 3 deri në 5 minuta. Ndërsa mësohet se thika që i mori jetën Esma Meços ishte afërsisht 20 centimetra e gjatë.
Në një prononcim të dhënë për protothema.gr avokatja që përfaqësonte 44-vjeçaren fatkeqe, Evangelia Kola bëri me dije se viktima kishte vendosur të divorcohej nga 53-vjeçarja dhe se ata nuk jetonin bashkë së fundmi. Referuar hetimeve të deritanishme, raportohet se arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj Esmës të ketë qenë xhelozia, mirëpo për vrasjen e saj nuk përjashtohet mundësia që shkak të jetë bërë kërkesa për divorc.
Ndërsa raportohet se 53-vjeçari merrte ilaçe dhe më parë ishte shtruar ne një klinikë psikiatrike, por u përcaktua se nuk kishte nevojë për shtrim të mëtejshëm në spital, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
