LAJME / E Enjte 27 Gusht 2026, 16:04

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për vdekje të miturën 1 vjeçe e gjysmë

Një aksident tragjik është regjistruar në zonën e Farkës në Tiranës.

Një shofer 24-vjeçar dyshohet se gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë.

Fatkeqësisht e mitura, e moshës 1 vjeçe e gjysmë ka humbur jetën. Policia njofton se shoferi është arrestuar.

“U arrestua shtetasi A. T., 24 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia./vizionplus.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE