LAJME / E Mërkurë 11 Qershor 2025, 13:01

“Kemi marrë 30 mijë euro, lekët m’i dha babai i Laertit”- Artan Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut: Pasi mbaruam punë, makina s’na ndizej! Fshiva timonin që kisha prekur, e dogjëm dhe…

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani është rrëfyer për të dytën herë para togat e zeza të Gjykatës së Posaçme, ku ka dëshmuar për krimet e tij.

Në vijim të dëshmisë së një jave më parë, Artan Tafani ka treguar për vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjoçaj të Peqinit, më 27 Dhjetor 2021.

I penduari drejtësisë ka treguar se fillimisht kanë marrë një shumë prej 30 mijë euro për eliminimin e 35-vjeçarit, para të cilat sipas tij, ua ka dhënë babai i Laert Haxhiut.

“Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm per Tiranë, e lamë Benzin në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë. E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili.

Unë mora 20 mijë euro. 20 mijë i mori Lulzimi, 10 mijë i mori Laerti. Morëm dy herë nga 10″, tha ai do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE