LAJME / E Diel 1 Qershor 2025, 13:01

Kapet me 8 kg kokainë në Itali, arrestohet një shqiptar pa precedentë penalë

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 8 kilogramësh kokainë të pastër gjatë një aksioni antidrogë të zhvilluar në zonën e Oleggio-s, në provincën e Novarës. Gjatë operacionit, në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se po vepronte si korrier droge.

Sipas autoriteteve, droga ishte paketuar në formën e “tullave” dhe e fshehur me kujdes brenda automjetit me të cilin udhëtonte i arrestuari. Kontrolli u krye fillimisht si një verifikim rutinë në rrugë, por sjellja e dyshimtë dhe nervozizmi i shoferit ngjalli dyshime tek karabinierët, të cilët vendosën të ushtronin një kontroll të imtësishëm.

Makina u shoqërua në kazermën e Novarës, ku pas verifikimeve, u gjetën pakot me kokainë që mbanin shenja dalluese si shkronjat “HMX” dhe simbole në formë “emoji” me figurën e Spidermanit – kode këto që përdoren zakonisht për të identifikuar destinacionin apo rrjetin përkatës të shpërndarjes.

Shqiptari i arrestuar nuk ka pasur precedentë penalë më parë. Vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e rreth 1 milion eurosh nëse shitej me pakicë, raportojnë mediat italiane.

I ndaluari është dërguar në burgun e Novarës dhe do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar burimin e drogës dhe lidhjet e mundshme me organizatat kriminale që veprojnë në territorin italian ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE