LAJME / E Enjte 21 Shtator 2023, 15:03

Kapet duket ujitur kanabis, e pëson keq kultivuesi në Tiranë, asgjësohen 82 bimë narkotike

Janë asgjësuar nëpërmjet djegies 82 bimë narkotike kanabis, të kultivuara në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk.

Policia raporton se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale P. L., i cili është kapur duke ujitur bimët narkotike.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., banues në Bulticë. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi P. L. është kapur në flagrancë duke ujitur bimët narkotike cannabis sativa”, njoftuan blutë e Tiranës.

Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Green hills”.

U kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike kanabis të kultivuara në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, vihet në pranga.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 82 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kishte kultivuar bimë kanabis në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Green hills”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., banues në Bulticë. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi P. L. është kapur në flagrancë duke ujitur bimët narkotike cannabis sativa.

82 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.