LAJME / E Enjte 12 Qershor 2025, 17:05

"Ka shumë të vd*kur"/ Avioni u rrëzua në një konvikt mjekësh, mes pasagjerëve edhe 11 fëmijë

Mesditën e kësaj të enjteje ka ndodhur një tragjedi ajrore në Indi ku një aeroplan i ‘Air India’ me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga pista në qytetin perëndimor indian Ahmedabad.

Bazuar në reagimin e ministrit të Shëndetësisë në vend, nga aksidenti ajror ka shumë të vdekur. Aeroplani do të udhëtonte drejt Aeroportit Gatwick, tha ‘Air India’, ndërsa policia lokale deklaroi se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit.

“Ndërtesa në të cilën u rrëzua është një konvikt mjekësh… Ne kemi pastruar tashmë rreth 70% deri në 80% të zones.”- ka qenë ky një prononcim për mediat nga oficeri i lartë i policisë.

Sipas Reuters, në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 242 persona, përfshirë 217 të rritur dhe 11 fëmijë   do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE