LAJME / E Shtunë 21 Tetor 2023, 15:03

'Je ndarë nga Ledri?', Sara Hoxha shuan kureshtjen e fansave dhe jep përgjigjen epike

Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit "Në kuadër të dashurisë", ku luan edhe Sara.

 

Pyetjes nëse janë ndarë apo jo, Sara i është përgjigjur vetë në një intervistë për “T7”.


“Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”
“Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara.