
Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka reaguar publikisht pasi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e krijuar me inteligjencë artificiale (AI), në të cilën është përdorur portreti i saj për përmbajtje që ajo e cilëson të rreme.
Përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale për krijimin e videove me fytyra të personazheve publike është bërë gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa raste të tilla kanë ngritur shqetësime për dezinformimin dhe keqpërdorimin e identitetit.
Shkurte Fejza ka rishpërndarë videon në rrjetet sociale, duke paralajmëruar ndjekësit e saj se bëhet fjalë për një përmbajtje të pavërtetë, e cila nuk ka asnjë lidhje me të.
Në reagimin e saj, artistja shkruan:
“Të dashur miq, kjo reklamë është gënjeshtër. Është rrenë. Njerëz të papërgjegjshëm keqpërdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraft.”
Këngëtarja u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e reklamave dhe videove të tilla, duke theksuar se emri dhe imazhi i saj po përdoren pa leje për përfitime të paligjshme.
Rastet e përdorimit të inteligjencës artificiale për të krijuar video të rreme me figura publike janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, ndërsa ekspertët këshillojnë qytetarët që të verifikojnë burimin e informacionit përpara se t’u besojnë ose t’i shpërndajnë përmbajtje të tilla.
Deri më tani, nuk dihet nëse këngëtarja do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj personave që qëndrojnë pas publikimit të kësaj videoje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
