
Ushtria izraelite goditi mëngjesin e sotëm një automjet të ushtrisë libaneze në jug të Libanit, duke pretenduar se automjeti po lëvizte në një zonë me luftime aktive.
Sipas Forcave të Armatosura të Libanit, në sulm u vranë një gjeneral brigade, një kapiten dhe një ushtar tjetër.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin identifikuar një automjet që “po lëvizte në mënyrë të dyshimtë” drejt forcave izraelite pranë fshatit Kfar Tebnit, shkruan skynews.
“Automjeti po lëvizte në një zonë me luftime aktive dhe në një zonë të evakuuar”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite. Sipas saj, trupat e IDF-së në atë rajon ishin në gjendje gatishmërie për shkak të sulmeve të mundshme nga Hezbollah, ndërsa pretendon se disponon informacione të inteligjencës që tregojnë se grupi “vepron gjerësisht në këtë zonë”.
Ushtria izraelite theksoi se bëhet fjalë për një zonë luftarake ku lëvizjet duhet të koordinohen me IDF-në.
Earlier today, the IDF identified a vehicle moving suspiciously toward IDF soldiers near the area of Tebnit in Lebanon.
— Israel Defense Forces (@IDF) June 6, 2026
The vehicle was traveling through an active combat zone that had been evacuated. The IDF had received concrete indications that Hezbollah would direct fire…
“Pas identifikimit dhe për shkak të informacioneve paralajmëruese dhe rrezikut për forcat tona, automjeti u godit”, thuhet në deklaratë.
IDF konfirmoi se në automjet ndodheshin dy oficerë dhe një ushtar i Forcave të Armatosura të Libanit (LAF), duke shtuar se incidenti është ende nën hetim.
“IDF po e heton incidentin dhe do të nxjerrë mësimet e nevojshme në përputhje me rezultatet e hetimit”, thuhet më tej, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
