
Ushtria izraelite thotë se 2 zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë në sulmet ajrore në Gaza.
Zakaria Abu Muammar dhe Jawad Abu Shamal, anëtarë të byrosë politike të Hamasit, vdiqën pas një bastisjeje në Khan Yunis herët këtë mëngjes.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite pretendon se njëri nga viktimat, ministri i Ekonomisë i Hamasit, Shamal, ishte i përfshirë në financimin e terrorizmit brenda dhe jashtë Rripit të Gazës, si dhe në drejtimin e operacioneve që synonin qytetarët izraelitë.
Sipas Izraelit, viktima tjetër kreu i zyrës së marrëdhënieve ndërkombëtare të Hamasit, Muammar, ishte i përfshirë në planifikimin e “aktiviteteve të shumta terroriste”.
Hamasi nuk e ka konfirmuar vdekjen e dy zyrtarëve./tvklan.al
