LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 17:05

Ish-Ministri i Drejtësisë “parashikon” se si do të jetë fundi: SPAK do të bëjë lëvizjet dhe brenda një nate, “kështjella” do të shembet, Rama do të mbetet vetëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për A2 CNN, ka dhënë një interpretim të qartë të protestës së fundit. Ai e sheh këtë protestë si një mjet të pashkruar për të arritur qëllimin e madh të thyerjes së dy figurave kryesore, Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sipas tij, vazhdimësia e pranisë së qytetarëve në shesh është mesazhi më i fortë, sepse tregon qëndrueshmëri dhe vendosmëri.

Alibeaj theksoi se sinjalet që vijnë nga kjo pjesëmarrje nuk merren vetëm nga Rama dhe Berisha, por edhe nga populli i tyre. Largimi i figurave si Spiropali apo Koçek, si dhe bashkimi i shqiptarëve të zhvendosur, është dëshmi se njerëzit kanë filluar të shohin përtej Ramës dhe Berishës. Ai nënvizon se ata që dalin në rrugë mund të mos e dinë se çfarë do të ndodhë nesër, por e dinë një gjë se sot nuk po votojnë as për Ramën, as për Berishën apo për asgjë që vjen prej tyre. E parë nga kjo perspektivë, protesta është një protestë që çmonton strukturat e vjetra dhe hap rrugën për alternativa të reja.

Ai vetë e quajti spekulimin një parashikim ku, sipas tij, lëvizjet e fundit të SPAK kanë dhënë mesazhe të qarta dhe se kur të fillojnë hetimet kundër Ramës dhe të tjerëve, shumica parlamentare prej 83-84 votash mund të shpërbëhet brenda natës. Sipas tij, deputetët do të ndihen të pambrojtur dhe do të fillojnë të largohen, duke e lënë “kështjellën” të shembet.

Pjesë nga intervista:

Mjeti për të arritur qëllimin e kësaj proteste është i pashkruar diku tjetër, është vazhdimësia konsistente e qëndrimit, sepse sinjalet që po jep kjo protestë janë kuptuar si nga Berisha ashtu edhe nga Rama. Ka ndonjë provë?

Ju përmendët jo vetëm znj. Spiropali, por edhe znj. Koçeku, e cila u largua. Kur shqiptarët që u larguan vijnë dhe bashkohen edhe ata që mendohej se nuk do të bashkoheshin kurrë, ky është një sinjal i fortë se politikanët e vjetër të Ramës dhe Berishës po e kuptojnë se këtyre njerëzve tani u janë hapur sytë.

A e dini çfarë do të thotë kjo? Se ata njerëz që kanë dalë atje mund të mos dinë asgjë të madhe për atë që do të ndodhë nesër dhe pasnesër. Por ata e dinë një gjë: sot nuk po votojnë për Ramën, as për Berishën, as për asgjë që është e kamufluar pas tyre. Dhe a e dini çfarë do të thotë kjo për trupat dhe kampet që secili prej tyre ka? Trupat po fillojnë të shpërbëhen.

Ata nuk janë më të lidhur me fatin e tyre politik dhe karrierën e tyre politike, njëri me Ramën, tjetri me Berishën. Ata shohin se ekziston një jetë politike dhe një karrierë politike përtej këtyre të dyjave, që është ai sheshi atje. Kjo është forca e madhe që ka një protestë e tillë, pavarësisht se si do të shkojë më vonë.

Më lejoni t'ju jap një spekulim, SPAK ka bërë lëvizjet më të forta. Që nga momenti që SPAK fillon të hetojë Edi Ramën dhe të gjithë të tjerët, a e dini se si do të shpërbëhen këto 83-84 vota që këta njerëz morën një vit më parë? Brenda natës. Brenda natës do të fillojnë të mendojnë, prisni, se kalaja ka rënë. Këta njerëz do të fillojnë të largohen…, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE