Trafikantët shqiptarë të kokainës dhe ndërtuesit e kullave të Tiranës që u pastronin paratë, sipas akuzës së SPAK zbardhur këtë të premte datë 12 Qershor 2026, i kishin vënë syrin edhe tokës pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, njohur si Shkolla e Biçikletave.
Newsbomb.al zbardh ekskluzivisht detaje nga dosja e Prokurorisë së Posaçme, në të cilën dokumentohen për herë të parë takimet në Aruba dhe në Majorka të Spanjës, mes trafikantëve, ndërtuesve të lidhur me ta dhe zyrtarëve të lartë nga Shqipëria.
Për këto takime të paligjshme ka pas shpesh herë raportime nga mediat investigative në Europë, por tashmë Prokuroria e Posaçme thotë se ka arritur zyrtarisht t’i dokumentojë. Edhe përse në dosje përmenden zyrtarë të lartë, ata nuk shfaqen me emra.
Konkretisht, në dosjen e SPAK të parë nga newsbomb.al evidentohet se:
Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikime të kryera rezulton se, personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërore.
Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përftuar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arrituar të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama ndjekin veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit.
Sa më sipër personat nën hetim rezulton të jenë përfshirë në veprime që konsistojnë në fshehjen e natyrës së vërtetë të veprimit, për të shmangur justifikimin e burimit të ligjshëm të të ardhurave për shkak të vlerës që ka kjo sipërtoke toke, nisur nga pozicioni i saj gjeografik dhe zhvillimit të zonës; – transferimin e pasurisë tek disa persona (veprime të njëpasnjëshme) me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, përfituar nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal;
– si dhe në fshehjen e transferimit të pasurisë tek persona pa probleme, por që janë të lidhur me persona që kryejnë aktivitet kriminal, fakte të cilat tregojnë se këto pasuri zotërohen nga vetë personat nën hetim, por veprimet janë kryer për fshehur lidhjen e tyre me tokën apo zhvillimin e saj.
Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për tokën janë kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura.
Për të siguruar nxjerrjen e kësaj leje ndërtimi në këtë truall e referuar si “toka tek juvenilja” janë zhvilluar një sërë takimesh ndërmjet personave nën hetim përfshi këtu dhe personin nën hetim Alfredo Hamzai të rezultuara nga të dhënat e dërguara nga letërporositë belge dhe spanjolle. Gjithashtu, rezultuar nga komunikimet SkyEce personat nën hetim Alfredo Hamzai dhe Ardian Zykaj kanë patur kontakte edhe me personin nën hetim Besnik Myftari përdorues i numrit të telefonit 0692066004, person i cili ka orientuar ata që të investojnë në këtë pronë, duke i bindur se aty do të bëhej pallat duke blerë sipërfaqe tek pronarët e truallit, veprim i cili është realizuar referuar kontratave noteriale të lidhura me bashkëpronarët e truallit, të afërm të personit nën hetim Adrian Rama (referuar në komunikime si kushërinj të atyre të “kapricios”).
Në bisedën e datës 15.08.2022, rreth orës 11:32, shtetasi Xhon Rama (355692070075) komunikon me mamanë e tij, shtetasen Myzejen Rama (355692080924), ku ndër të tjera i thotë në lidhje me personin që do të bëjë ndërtimin:
Xhon: …Domethene mami, i gjithe investitori eshte Eldi. Myzejen: Kush eshte?Xhon: Eldi. Myzejen: Kush eshte Eldi?Xhon: Tropojani. Myzejen: Ku mami?Xhon: Ke toka.Myzejen: E jona? Xhon: Po.Myzejen: Shyqyr.Xhon: Ka hedh 4 milione euro deri tashi. Myzejen: Bravo./newsbomb.alr, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
