Shërbimi i inteligjencës ushtarake i Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale me qëllim frikësimin e Ukrainës dhe Perëndimit.
Lëshimi i raketës u urdhërua gjatë matës nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë, tha shërbimi i inteligjencës ukrainase në një deklaratë në aplikacionin Telegram.
Sipas inteligjencës ukrainase rrezja e raketës tejkalon 10,000 kilometra, shkruan Reuters.
“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe të frikësojë në mënyrë të dukshme Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, vendi agresor Rusia synon të kryejë një lëshim, për qëllime “stërvitore dhe luftarake”, të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24…”, thuhet në deklaratën e GUR-së.
Për momentin, Rusia nuk ka bërë asnjë koment mbi njoftimin e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.