LAJME / E Martë 28 Korrik 2026, 19:07

Influencerja 27-vjeçare ekzekutohet në mes të rrugës! (Kujdes, pamje të r*nda- Video)

Një influencere kolumbiane është ekzekutuar në mes të rrugës, ndërsa po priste në semafor me makinën e saj.

Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, ndërsa motivet e ekzekutimit me gjakftohtësi mbeten ende të paqarta.

Dy persona i zunë pritë dhe vranë influencuesen kolumbiane 27-vjeçare Angie Marcela Ramírez Vargas, duke e qëlluar nga afër ndërsa ajo po priste me makinën e saj në semafor, pranë një qendre tregtare të mbushur me njerëz në Pitalito, në jug të Kolumbisë.

Sipas dëshmitarëve, një motoçikletë me dy persona iu afrua automjetit të saj dhe pasagjeri hapi zjarr në drejtim të 27-vjeçares.

Pas të shtënave, makina e Angie-s përparoi edhe disa metra, përpara se ajo të humbiste kontrollin e mjetit.

Policia rrethoi menjëherë zonën dhe nisi një operacion kërkimi. Një 48-vjeçar u arrestua teksa fshihej në shkurre dhe dyshohet se është personi që qëlloi ndaj viktimës.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër u arratis në këmbë përgjatë bregut të lumit dhe vijon të jetë në kërkim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE