LAJME / E Premte 12 Qershor 2026, 22:10

Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje (Video)

Gjatë protestës së ditës së sotme ka ndodhur një incident, ku djali i ish-deputetit socialist, Paulin Sterkaj, teksa po kalonte në zonën e protestës me një qen pitbull, ka ofenduar një influencere.

Mësohet se ai i është drejtuar edhe influenceres duke i thënë: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?” dhe ajo i është përgjigjur: “Po.” Sipas burimeve të tjera, djali i është drejtuar edhe turmës duke ofenduar dhe më pas u ka thënë: “Rroftë Rama, i hani atë …”.

Situata ka agravuar dhe ai është larguar me vrap, ndërsa disa protestues i janë vënë në ndjekje. Më pas protestuesit janë rikthyer sërish në protestë./voxnews.alr, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE