
Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK refuzon të ekstradohet në Shqipëri. 53-vjecari doli sot para Gjykatës së Selanikut për procesin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimin mes Interpol Athinës dhe Tiranës.
Sipas mediave greke, do të jetë Këshilli Gjyqësor kompetent që do të vendosë për ekstradimin e biznesmenit të arrestuar në Selanik, në lidhje me akuzën e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës.Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”. Disa kohë më parë, Shkëlzen Berisha djali i ish kryeministrit të vendit që akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani, ka deklaruar se jeton me qira në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills.
Avokati i njohur Idajet Beqiri, u shpreh se Shkëlzen Berisha i ka siguruar lejet e ndërtimit biznesmenit Ilir Shufit, ndërsa sipas avokatit, ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë pastruar para të pista në sektorin e ndërtimit.
“Ai bashkë me të bën postimin e veprave që rrjedhin nga një krim. Miliardat që ato sigurojnë nga aferat e rëndë korruptive, ata i pastrojnë diku. Shkëlzen Berisha ka IIir Shtufin ortakun kryesor për pastrimin e parave që rrjedhin nga burime të paligjshme.Lejet e ndërtimit ia siguron Shkëlzen Berisha dhe për të bërë pastrimin e parave dhe për të marrë pjesën e vet. Shkëlzen Berisha duhet të arrestohet. Së bashku me Ilir Shtufin kanë trafikuar kokainë”, tha ai.
Ai u ndal edhe te çështja “non grata” e Sali Berishës. Ai mbrojti idenë se Sali Berisha edhe pse konfirmoi “heqjen e njollës së zezë, nuk mund të udhëtojë drejt SHBA, pasi rrezikon të arrestohet për krimet e kryera.
“Duhet ta marrë biletën vetëm vajtje, se ardhje nuk ka. As nuk diskutohet dhe kjo nuk është për show. Le të shkojë, pse nuk shkon? Nuk mund të shkojë kurrën e kurrës, sepse ato krime që ka bërë edhe ndërkombëtare dhe të brendshëm, nuk kanë të sosur, por do të përgjigjet”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
