LAJME / E Hënë 27 Maj 2024, 19:07

Çifti më i ri i showbizzit në pritje të ëmbël, partnerja e këngëtarit poston fotot me barkun e rrumbullakosur

Young Zerka së shpejti do të bëhet baba për herë të pare. Së fundmi në media është zbuluar partnerja e tij, të cilën këngëtari ka zgjedhur ta mbajë ‘sekret’.

Mësohet se partnerja e këngëtarit quhet Iliana Trebicka është, e cila ka publikuar në rrjetin e saj social fotografi ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Iliana ka zbuluar edhe gjininë e bebit që është djalë. Ata prej kohësh po shijojnë një lidhje dashurie dhe mesa duket tashmë kanë marrë hapin e madh për të krijuar familje.

Më herët në një intervistë të dhënë për revistën “Bordo” Zerka u pyet nëse zemra  e tij rreh për dikë, nga ana romantike, ai tha, “Edhe mbase, mund të rrahi për dikë…”.