Qyteti i Prizrenit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë e ndodhur brenda një familje teksa një shtetas turk ka sulmuar me thikë bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura, 10 dhe 15 vjeç, ku për pasojë kjo e fundit ka humbur jetën në vend.
Për Euroneës Albania ka folur gazetari Nuhi Salihu, i cili është shprehur se sapo policia ka mbërritur në banesë, ka gjetur me thikë në dorë autorin e krimit, Mehmet Gorenc 43 vjeç.
Gazetari është shprehur se bashkëshortja e 43-vjeçarit dhe vajza 10-vjeçare kanë marrë plagë të rënda në qafë ndërsa ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërsa vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ai ka vijuar më tej duke thënë se kjo familje ishte zhvendosur në atë banesë vetëm 6 muaj më parë dhe se nuk njiheshin me banorët e zonës. Sakaq shkaqet që kanë çuar 43-vjeçarin të kryejë krimin makabër vijojnë të mbeten të paraqarta për grupin hetimor.
“Sapo ka arritur ekipi në banesën e kësaj familje, ata kanë parë një pamje të keqe të bashkëshortes së autorit të dyshuar, ndërsa autori mbante në dorë një mjet prerës. Të frikësuar ata kanë njoftuar menjëherë policinë. Më pas janë dërguar në spital, autori i dyshuar i krimit, bashkëshortja e tij, vajza 10-vjeçare e cila kishte dëmtime në qafë, ndërsa vajza 15 vjeçare kishte ndërruar jetë në vendngjarje”, tha gazetari.
do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.