LAJME / E Hënë 21 Prill 2025, 22:10

Atentati ndodhi brenda 30 sekondash/ Dy persona zbritën nga makina, por vetëm njëri qëlloi! Dinamika e ekzekutimit të Gjovalin Prendit

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati në Lezhë, ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi 64 vjeç, babai i Roan Brahimit, edhe ky i ekzekutuar një vit më parë në Greqi.

Gazetar, Igli Çelmeta, i cili ka siguruar edhe makinën e autorëve të krimit thotë se dy persona kanë zbritur nga makinë dhe janë afruar lokalit të 64-vjeçarit.

Vetëm njëri prej tyre ka qëlluar drejt Prendit, duke i marrë atij jetën. Sipas gazetarit e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 30 sekondave.

“Autorët kanë ardhur nga ura e Milotit dhe kanë kaluar lokalin e 64 vjecarit. Më pas 2 persona kanë zbritur dhe janë afruar nga pjesa anësore e lokalit. Vetëm njëri prej tyre ka qëlluar. I gjithë krimi ka ndodhur për rreth 30 sekonda. Më pas autorët kanë hipur sërish në makinë dhe janë larguar drejt Milotit dhe e kane djegur ne Fushe Gjorm”, tha gazetari Çelmeta.

Grupi hetimor nga hetimet e deritanishme pistë kryesore ka hakmarrjen. Hetuesit janë fokusuar tek e shkuara e djalit të tij Sidorel Prendi alias Roan Brahimi

Autorët kanë ardhur nga ura e Milotit kanë kaluar lokalin afesrsisht 50 metra larg nga pjesa e pasme e lokalit dhe dy persona kanë zbritur nga makina dhe janë afruar në këmbë te dera e lokalit dhe kanë qëlluar nga pjesa anësore ku të dy ishin të armatosur dhe vetëm njëri ka qëlluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 52 dhe ka zgjatur vetëm 30 sekonda dhe makina afrohet para lokalit dhe merr dy autorët. Makina ka marrë sërish drejtimin për Milot dhe e kanë djegur në Fushë Gjormë.

Sa i përket hetimeve pas ngjarjes Policia e Lezhës ka kontrolluar disa banesa dhe ka shoqëruar disa persona ndër to edhe dy vëllezër të fisit Gjeloshi ndër to edhe Ardian Gjeloshi alias Marku. Janë marrë në pyetje për rreth 2 orë nga policia dhe më pas janë lirë.

Grupi hetimor nga hetimet e deritanishme pistë kryesore ka hakmarrjen. Hetuesit janë fokusuar tek e shkuara e djalit të tij Sidorel Prendi alias Roan Brahimi.

Fisit Prendi në vitin 2014 pranë lokalit ku u vra i ndjeri Gjovalin Prendi i vranë djalin e xhaxhait dhe të hallës dhd mbeti i plagosur djali tjetër i xhaxhait të Sidorel Prendit. Ngjarje e cila ka mbetur e pazbardhur dhe pa autor. Po ashtu në vitin 2020 babait të Sidorel Prendit i kanë bërë dy sulme në lokal, një me armë dhe një me eksploziv.

Po ashtu djali i viktimës së datës 17 prill është hetuar për disa ngjarje, ndër to edhe atentati i 10 shkurtit 2024 ndaj Ardian Gjeloshit ku mbeti i plagosur dhe u vra ekonomisti i firmës. Po ashtu emri i Sidorel Prendi alias Roan Brahimi ka dalë edhe te vrasja e Gentjan Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës. Ngjarje për të cilën është në burg edhe kunati i tij Ilir Beqaraj.