LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 22:10

I mori dallga e fortë, identifikohen dy viktimat në Shëngjin

Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e së mërkurës në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, pasi u përfshinë nga dallgët e forta të detit.

Viktimat janë identifikuar si Leonid Alia, banues në Fushë Kosovë, dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, kur disa persona që kishin hyrë në det për t’u larë u

gjendën në vështirësi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Era e fortë dhe dallgët e mëdha ua bënë të pamundur daljen në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, efektivë të Policisë së Lezhës, si dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë personave të rrezikuar. Fatkeqësisht, për dy prej tyre nuk u arrit të shmangej tragjedia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE