Një qytetar britaniko-indian, Vishuash Kumar Ramesh, ka mbijetuar mrekullisht nga rrëzimi i një avioni të Air India, që ndodhi menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi.
Ai është raportuar si i vetmi i mbijetuar nga një tragjedi që ka marrë jetën e të paktën 241 personave, ndërsa trupat e 204 prej tyre janë gjetur deri tani.
Sipas NDTV, Ramesh ka jetuar në Londër për dy dekada dhe ndodhej në bord me vëllain e tij Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër. Në një intervistë për Hindustan Times, Ramesh kujton momentet e tmerrshme: “Dëgjova një zhurmë të fortë rreth 30 sekonda pasi u ngritëm. Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt.” Ai pësoi dëmtime në gjoks, sy dhe këmbë, por arriti të dalë nga rrënojat dhe të shpëtojë, ndërsa përreth tij kishte trupa të pajeta dhe copa të avionit.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një burrë – që mendohet të jetë Ramesh – duke u larguar me vështirësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas u transportua me urgjencë në spital.
Autoritetet raportojnë se avioni kishte arritur rreth 825 metra lartësi përpara se të niste rënien e papritur. Piloti kishte lëshuar një sinjal emergjence përpara përplasjes, por avioni nuk arriti të rikuperohej dhe u rrëzua në një zonë të banuar pranë aeroportit. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur mjeti fluturues përplaset dhe një shpërthim i madh ndodh mbi ndërtesat aty pranë do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE