LAJME / E Mërkurë 11 Qershor 2025, 21:09

“I lashë pasuritë, ish-burri më mori dhe djalin”, rrëfehet mjekja shqiptare në SHBA!

Mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar betejën e gjatë ligjore për të qenë pranë djalit të saj, i cili aktualisht mbahet nga ish-bashkëshorti në një shtet tjetër amerikan.

Shqiptarja Briseida Xhelaj e cila ka ndërtuar jetën në SHBA rrëfeu se ishte martuar më parë me një shtetas nigerian, të cilin e kishte ndihmuar të marrë dokumentet dhe të arsimohej.

Sipas saj, në kohën kur e njohu ai ishte pa shkollë dhe pa leje qëndrimi, por falë ndihmës së saj arriti të pajisej me “green card” dhe të ndërtonin së bashku një pasuri të madhe, duke përfshirë biznese, prona dhe toka në Karaibe.

“Ish-bashkëshorti im është doktor, profesor. Fillimisht e kam ndihmuar, sepse kur e njoha ishte pa shkollë dhe pa letra. U shkollua dhe krijuam një pasuri shumë të madhe së bashku me të në Karaibe, toka mes deti dhe biznese makinash”.

Ajo tha se u divorcua pas prishjes së marrëdhënies për shkak të tradhtive të përsëritura të ish-bashkëshortit. “Në marrëveshjen e divorcit, unë mbajta kujdestarinë e djalit, ndërsa ai mori të gjitha pasuritë. E lashë gjithçka sepse doja vetëm djalin”, tha ajo.

Por historia mori një kthesë të papritur teksa ndodhej në Shqipëri për një vizitë, ish-bashkëshorti kërkoi ta merrte djalin për pushimet e dhjetorit dhe më pas nuk e ktheu më. Sipas saj, ai ka ndikuar gjykatat lokale në SHBA për të marrë kujdestarinë e përkohshme përmes mashtrimesh dhe akuzash të rreme.

“Djali më tha vetë më 29 dhjetor se ish-bashkëshorti kishte bërë dokumente për të mos e sjellë më te unë. Ai e ka mësuar djalin të gënjejë në gjykatë. Ai mori urdhër që ta mbante përkohësisht, por gjykata ende nuk ma ka hequr kujdestarinë ligjore. Jam në një betejë të vështirë dhe të padrejtë për ta rikthyer djalin pranë meje.”

“Ish-bashkëshorti është i zemëruar që unë u rimartova dhe po përdor djalin për hakmarrje. Ka kërkuar që unë të shpërnguhem në të njëjtin shtet me të, me justifikimin që do ta shohim të dy djalin, kur për 10 vjet nuk kishte asnjë kontakt me të.”

Ajo thekson se ka depozituar fakte që tregojnë për ndikim të padrejtë në procesin gjyqësor. “Nuk besoja që kishte korrupsion në Amerikë, por ja që ka. Avokatët dhe gjyqtarët korruptohen, dhe ai ka lidhje të forta. Gjyqtari i çështjes u zëvendësua me një që është mik i ngushtë i tij si dhe i kumbarit të djalit, gjë që është në konflikt të hapur interesi.”

Ajo përshkruan ndikimin e kësaj beteje në jetën dhe punën e saj: “Tani kemi gjyqe të tjera, ku është një kalvar i gjatë lodhjeje psikologjike dhe një mbarim financash, sepse janë shumë të shtrenjta dhe unë po luftoj në dy shtete të ndryshme, ku vetëm një udhëtim që bëj shkon 3 mijë dollarë. Po shkëputem nga puna, nga përqendrimi dhe probleme të tilla. Djalin e kam takuar dy herë në gjyq, ku monitorohem me polici dhe trajtohem si kriminele”, thotë ajo.

Ndërkohë që beteja ligjore vazhdon në dy shtete të ndryshme amerikane, mjekja shqiptare është mbështetur nga bashkëshorti i saj i ri, i cili e mbështet moralisht dhe emocionalisht.

“Ai më thotë: “Burri i ri më suporton shumë dhe më jep kurajo, duke më thënë se djali, që është 10 vjeç, do rikthehet. Dhe unë e di që ai do të kthehet, se dhe pak do të rritet, por s’duhet të kalojë gjithë këtë traumë nga babai, që s’ka qenë kurrë aty.”

E vendosur për të mos u dorëzuar, ajo ka nisur edhe një peticion publik, përmes të cilit i kërkon gjykatës të dëgjojë zërin e saj si një nënë që po lufton për të drejtën e saj dhe për të ardhmen e të birit.

“Dua t’i tregoj gjykatës se jam një nënë e mirë, që djali më do dhe unë e dua. Njerëzit që më njohin e dinë kush jam dhe si jam. Nuk po kërkoj asgjë më shumë, vetëm të drejtën për të qenë me fëmijën tim”, tha ajo në Real People do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE