LAJME / E Shtunë 4 Nëntor 2023, 00:12

Tërmeti i fuqishëm godet Nepalin. Deri tani 22 viktima

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur ditën e sotme Nepalin perëndimor të premten. Tërmeti u ndje deri në Nju Delhi të Indisë.

Sipas mediave të huaja të paktën 22 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën. Të paktën 20 persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime, tha zyrtari i qarkut të Jajarkot, Suresh Sunar, për Reuters.

Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit tha se tërmeti ndodhi në orën 23:47 me orën lokale në rrethin Jajarkot të provincës Karnali. Jajarkot është rreth 500 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu. Pamjet e mediave lokale treguan fasadat e shkatërruara të shtëpive shumëkatëshe me tulla.

Lëkundjet u ndjenë në rrethet fqinje dhe deri në Katmandu, thanë banorët. “Shtëpitë janë shembur. Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” i tha Reuters me telefon zyrtari i policisë Santosh Rokka.