
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar mbi situatën ligjore të Erion Veliajt dhe vendimet e fundit të Gjykatës së Lartë.
Sipas tij vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë ka krijuar një praktikë të re që favorizon zbutjen e masave të sigurisë, ku në rastin e Veliajt, ai thotë se gjasa që
masa e burgimit të ndryshohet në një formë më të lehtë, si arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje.
“Kam përshtypjen, nga gjithë analiza që bëj dhe nga vendimi i fundit unifikues i Gjykatës së Lartë, se do të ketë një zbutje të masës së sigurisë ndaj zotit Veliaj.
Do të ketë një zbutje sepse, me gjithë kriteret që u zhvilluan në praktikën e fundit të Gjykatës së Lartë, personalizimi, rrethana të tjera, edhe në një rast tjetër,
rreth 10 ditë më parë, kur një subjekt që ishte në arrest shtëpie iu ndryshua masa në detyrim paraqitjeje, mendoj se mund të kemi një masë më të butë. Mbase
Veliaj të dalë nga burgu, ndoshta në arrest shtëpie ose me detyrim paraqitjeje. Nuk e di, por i shikoj të pakta gjasat që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.”- tha ai.
Ai shtoi se, ndonëse prokuroria mund të pretendojë se Veliaj i lirë mund të ndikojë në prova, provat tashmë janë mbledhur dhe gjyqi i themelit ka nisur. Sipas tij,
vendim mund të ketë një efekt zinxhir edhe për figura të tjera si Ilir Meta dhe Ilir Beqaj.
‘Nëse dje mund të rrezikoheshin dëshmitarët apo kishte arsye të tjera, sot shumë gjëra mund ta çojnë drejt arrestit shtëpiak. Nëse vendoset detyrim
paraqitjeje, ai do të shkojë në punë të nesërmen, do të paraqitet në punë, dhe aty prokuroria mund të pretendojë se mund të ndikojë në prova. Por, në fakt,
provat janë mbledhur dhe tashmë po zhvillohet gjyqi i themelit. Kjo logjikë vlen edhe për Metën dhe për Beqajn, duke krijuar një reaksion zinxhir që mund të prekë edhe ata.’-vijoi Karamuço, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
