
Ministri Brendshëm Besfort Lamallari ka njoftuar se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, është rritur me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit, ku një pjesë e mirë do të shkojë për rritje të pagave.
Lamallari në një postim në Facebook, shkruan se do të ketë më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji dhe më shumë motivim për strukturat elitare.
Ndërsa më tej, ministri thekson në postimin e tij se një polici më e fortë, do të thotë një Shqipëri më e sigurt.
Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i vendosur drejt modernizimit sipas standardeve më të mira evropiane. Një polici më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sigurt. Ky është angazhimi ynë dhe do ta çojmë përpara me vendosmëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
