Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, i cili pritet të vijë në jetë pas pak muajsh.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka publikuar një foto të karrocës së markës “Lamborghini”, shumë pranë makinës së saj, të po të njëjtës markë.
Por, kjo karrocë e veçantë në vlerë 5500 euro mori vëmendjen e të gjithëve. Më së shumti pati reagime në rrjete sociale, ku shumë nga njerëzit e kritikuan duke e cilësuar si një shpenzim të panevojshëm.
“Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit, ndërsa nuk u vonua dhe përgjigjs nga bashkëkshrti i Dafinës, Kreshniku.
“Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu, nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”, ka shkruar ai.
Po komentet për karrocën dhe vlerën e saj marramendëse nuk mbetën me kaq, pasi ndjekësit e tjerë të tyre i kritikuan për blerjen.
Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”, ka shkruar një tjetër komentues.
“Tash ata që nuk kanë a mos me pas krejt a si ke dëshirë? Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekë tonat po jetojmë. Mos u merakosni ju hiç kush ka e kush nuk ka, ne ndihmat nuk i publikojmë”, u përgjigj sërish Kreshniku.