LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 23:11

Tërmeti 7.4 ballë, momenti kur ndërtesat “shkunden” fuqishëm nga vendi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar rreth 10 kilometra.

Pas lëkundjeve, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) ka lëshuar një paralajmërim, duke bërë të ditur se valë cunami mund të prekin zonat bregdetare deri në 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Guatemalën fqinje dhe në El Salvador. Në kryeqytetin e Guatemalës, ndërtesat janë lëkundur fuqishëm, duke bërë që shumë banorë të dalin me nxitim në rrugë.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga evakuimi i një ndërtese qeveritare, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë video që tregojnë ndërtesa duke u lëkundur nga intensiteti i tërmetit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE