LAJME / E Diel 8 Tetor 2023, 17:05

Humbi kontrollin e mjetit, shoferja 23-vjeçare përplas 6 makina të parkuara

Një aksident ka ndodhur këtë të diel rreth orës  12:55, në lagjen “Isa Boletini” në  Vlorë.

Një 23-vjeçare më inicialet H. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.


Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.