Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.
Bëhet fjalë për Matias Selaj, i cili pësoi një aksident të rëndë mëngjesin e 4 qershorit, teksa po lëvizte me motor.
Për arsye ende të paditura i riu u përplas me një furgon të parkuar anash rrugës, pas përplasjes trupi i tij fluturoi disa metra në pjesën tjetër të rrugës, ku për fat të keq u përplas nga një makinë.
Ngjarja e rendë në rrugën Strada dei Vivai, pranë Sant’Angelo di Piove, ndërsa i riu po shkonte në punë me motoçikletën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, Matia goditi pjesën e pasme të një furgoni Opel të ndalur në anë të rrugës. Pas përplasjes, ai përfundoi në korsinë e kundërt, ku u godit nga një makinë tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, e drejtuar nga një grua 49-vjeçare.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk ia doli të mbijetonte e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital, 3 ditë pas ngjarjes do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE