
Të hënën në mbrëmje, rreth orës 21:30, në Via Vittorini të Milanos ndodhi një ngjarje tragjike ku një automjet tip Audi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi. Në ndjekje u përfshi oficeri Francesco Imprezzabile, 39 vjeç, i cili po e ndiqte mjetin me motoçikletë. Pak më vonë, ai u gjet pa jetë, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak. Sipas mediave ai u dëegua në spital, por nuk mundi të shpëtojë.
Autoritetet italiane po hetojnë nëse ka pasur kontakt mes motoçikletës dhe makinës apo vdekja ka ardhur nga manovrat e ndjekjes. Po kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë në Milano, Peschiera Borromeo dhe Pioltello për të rindërtuar ngjarjen.
Dy shqiptarë janë ndaluar dhe po merren në pyetje për rolin e tyre pasi dyshohet se ndodheshin në automjetin që nuk iu bind urdhërit të policisë. Prokuroria do të vendosë mbi masat ligjore pas rezultateve të hetimeve.
Sipas mediave automjeti nuk është i regjistruar në emër të dy shqiptarëve të ndaluar ndaj hetimet janë ende duke vazhduar për pronësinë e tij aktuale dhe rrjetin e mundshëm të individëve të përfshirë. “Jemi duke shqyrtuar kamerat e sigurisë ne arritëm ta identifikonim automjetin këtë mëngjes”, shpjegoi komandanti i Policisë Vendore të Milanos.
Kryetari i Bashkisë së Mazara del Vallo dhe drejtuesit e policisë kanë shprehur ngushëllime për familjen e efektivit dhe kanë theksuar se hetimet po vazhdojnë intensivisht për të zbardhur çdo detaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
