LAJME / E Enjte 12 Qershor 2025, 13:01

Heroi nga Shqipëria shpëton dy fëmijë nga mbytja në Greqi: Bëra atë që duhet të bëjë çdo prind!

Arta, Greqi – 12 qershor 2025 – Një emigrant shqiptar në Greqi, Levian Goga, ka bërë një akt trimërie të jashtëzakonshëm duke shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë, kur fëmijët, të cilët po notonin, u përfshinë në një situatë të rrezikshme dhe filluan të fundosen.

Sipas mediave greke, një i ri me motor hyri me vrap në një kafene ku ndodhej Goga dhe kërkoi ndihmë me britmat “po mbyten dy fëmijë!”. Pa humbur kohë, Goga mori makinën dhe shkoi me urgjencë drejt lumit. Me ndihmën e banorëve vendas, ai u ngjit në një varkë dhe u hodh në ujë. Pas një kërkimi intensiv, arriti të gjente njërin prej fëmijëve pa ndjenja dhe me shenja të rënda mbytjeje, por arriti ta nxirrte gjallë.

Pasi u njoftua se kishte edhe një tjetër fëmijë të zhdukur, ai u hodh sërish në lumë. Pas disa zhytjesh të thella, gjeti fëmijën e dytë të shtrirë në fundin e lumit, me gjak që i dilte nga goja dhe hunda.

Në një deklaratë prekëse për mediat greke, Goga tha:

Isha në kafene. Vjen një djalë me motor dhe bërtet ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, vrapova. Mora makinën dhe shkova. Hyra mes kallamishtes, nuk shihja gjë. Hipëm në një varkë me të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë dhe u zhytja rreth tetë metra.

Aty e pashë. Djali ishte i shtrirë, i palëvizshëm, fytyra e nxirë, duart e këmbët të hapura. Si i vdekur. E kapa dhe me zor e nxora. Pastaj dëgjova se kishin gjetur edhe të dytin. U hodha sërish, dy e tre herë.

E gjeta me shpinë në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga hunda dhe goja. U tremba. Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race apo feje kanë. Edhe unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do bënte çdo prind. Vetëm fëmijët më rrinë në mendje. Të jetojnë. Të zgjohen. Të bëjnë jetën e tyre. Më vjen keq. Edhe fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE