LAJME / E Mërkurë 8 Korrik 2026, 15:03

Haradinaj president, çështja është e kryer!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se mundësia që lideri i partisë, Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president të Kosovës nuk është më në tavolinë.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri tha se ideja ishte diskutuar më herët, por se zhvillimet politike dhe mungesa e mbështetjes nga subjektet e tjera kanë bërë që ajo të mos konsiderohet më si alternativë.

“Ky ka qenë një pozicion para propozimit të gjashtë pikave. Siç shihet, nuk ka gjetur mirëkuptim dhe tashmë nuk është opsion. Jo, nuk është opsion. S’mundet me ndodhë, nuk është më opsion ideja,” u shpreh Tahiri.

Sipas tij, qëndrimi i Ramush Haradinajt ka qenë i qartë që në fillim. Tahiri theksoi se Haradinaj nuk e kishte shpallur kurrë veten kandidat për president, por vetëm kishte shprehur gatishmëri për ta marrë përsipër këtë përgjegjësi nëse do të kishte konsensus politik.

Deputeti i AAK-së tha se mungesa e reflektimit dhe mbështetjes politike ka bërë që kjo gatishmëri të mos ekzistojë më.

“Ky është pozicion publik. Një politikan, kur jep një pozicion publik, në këtë rast kryetari Haradinaj, ish-kryeministër dy herë, nuk ka pasur asnjë reflektim. Mendoj që pozicioni i z. Haradinaj ishte bukur i qartë. Ai nuk tha që unë jam kandidat, as që po vetëpropozohem, por që ka gatishmëri. Gatishmëria nuk ekziston më, që nënkupton se kjo çështje tashmë është e mbyllur,” deklaroi Tahiri.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur në skenën politike vazhdojnë diskutimet për krijimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Me këtë deklaratë, AAK lë të kuptohet se emri i Ramush Haradinajt nuk është më pjesë e opsioneve që partia po shqyrton për postin e presidentit, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohen negociatat politike në javët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE