
Avokati Idajet Beqiri thotë se protesta në Tiranë nuk ka për qëllim mbrojtjen e flamingove në Zvërnec.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se grekët dhe serbët kanë vënë në shërbim Sali Berishën për protestën.
Beqiri shtoi se shtetet armiqësore nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Protesta, pas ditës së dytë së saj, u duk qartë që nuk ishte ajo agjenda për të cilën nisi, ishte çështja e Shqipërisë. Në ditën e 24, ne pamë që kjo protestë flet gjuhën e Sali Berishës gjuhën e Hamasit, gjuhën e antishqiptarëve të vërtetë.
Shikoni kush nga ngelur aty dhe me çfarë gjuhe po flasin. Sot pati disa incidente atje. Ikën qytetarët e pastër. Kush i udhëheq këto protesta? Këta u shfrytëzuan, u lanë në rrugë. Qëllimet e tjera kanë dalë sheshit.
Aty. qëllimi kryesor i kësaj proteste, është e thellë politike, por në fund ka emërues të përbashkët, nuk e duan Shqipërinë në BE. Duan të na e djegin edhe këtë shans. Ata njerëz dje Berisha kryesisht, hedh gurin dhe fsheh dorën”, theksoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
