LAJME / E Martë 8 Gusht 2023, 17:05

Goditi me lopatë një qytetar në Vlorë, merret vendimi për agresorin

Një 45 vjeçar me inicialet D.S, është arrestuar këtë të martë në Vlorë, pasi ka goditur me lopatë 57-vjeçarin A.H.

Nga informacionet e ardhura nga policia D.S, ka goditur me lopatë A.H. për motive të dobëta.

Si pasojë 57-vjeçari ka mbetur i lënduar, aiështë dërguar menjëherë në spital ku po merr asistencë mjekësore e për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.