
Gjykata ka lënë në burg dy të arrestuarit për plagosjen e një 14-vjeçari me mjete të forta në Korçë. Rasti ndodhi ditën e hënë në lagjen 12 të këtij qyteti, ku 17-vjeçari A.E dhe 15-vjeçari DH.F në bashkëpunim me një tjetër kanë goditur me shkopinj të miturin, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.
Mësohet se 14-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa blutë janë ende në kërkim të autorit të tretë me iniciale L.L.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar tre shkopinj (dy prej druri dhe njëri metalik), të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit./tvklan.al
