LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 22:10

Gjiko u shpall i pafajshëm, reagon Elita Rudi: Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por nuk na ndau

Gjiko është shpallur i pafajshëm nga akuzat për përdhunimin e një të miture. Çështja ndaj tij u hap në vitin 2022 dhe reperi akuzohej se në vitin 2015 kishte mashtruar dhe abuzuar seksualisht një 15-vjeçare.

Ditën e hënë, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur reperin të lirë nga akuzat për veprën penale të dhunimit dhe armëmbajtjes pa leje. Vendimi është bërë i ditur nga avokati i tij, Kujtim Kërveshi, përmes një postimi në rrjete sociale.

Pas avokatit, ka reaguar edhe bashkëshortja e reperit, moderatorja e njohur Elita Rudi. Në shkrimin e saj, ajo thotë se “mbyllet një plagë”. Elita shprehet se e ka ditur gjithnjë që Gjiko ishte i pafajshëm dhe tani janë gati për një rrugë të re plot dritë.

“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditur gjithmonë: ti je i pafajshëm. I kemi duruar fjalët, akuzat, dyshimet… por asnjëherë s’u dorëzuam.

Më kujtohet si sot kur me the: ‘Nëse ti je me mua, s’ka rëndësi kush është kundër, veç të kem ty mjafton.’

Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë, e kur unë dobësohesha, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE