LAJME / E Shtunë 30 Shtator 2023, 19:07

Gjermania thirrje Serbisë: Tërhiqni trupat nga kufiri i Kosovë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Serbisë që të reduktojë pa vonesa trupat ushtarake të dislokuara në afërsi të kufirit me Kosovën

Sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, thekson se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës duhet të shmanget dhe palët duhet të kthehen urgjentisht në tryezën e dialogut.

“Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se përveç Gjermanisë, thirrje për largimin e trupave serbe nga kufiri me Kosovën, bëri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian.