LAJME / E Premte 25 Prill 2025, 12:12

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH.

Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.

Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.