Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po konsideron të zgjerojë kufizimet në udhëtime, duke u ndaluar potencialisht hyrjen në SHBA, të shtetasve nga 36 vende të tjera.
Diçka e tillë thuhet në një kabllogram të brendshëm të departamentit të shtetit të parë nga Reuters. Më herët gjatë muajit, presidenti republikan firmosi një urdhër që ndalonte hyrjen e qytetarëve nga 12 vende, duke thënë se lëvizja ishte e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga terroristë të huaj dhe kërcënime të tjera ndaj sigurisë kombëtare.
Në memon e brendshme diplomatike të firmosur nga Sekretari i Shtetit Marko Rubio, DASH liston një sërë shqetësimesh mbi vendet në fjalë dhe kërkon marrjen e masave.
“Departamenti i Shtetit ka identifikuar 36 vende, për të cilat mund të rekomandojmë pezullimin e plotë ose të pjesshëm të udhëtimeve drejt SHBA nëse ato nuk përmbushin kushte të caktuara brenda 60 ditësh”, thuhet në kabllogram.
Mes shqetësimeve përmendet mungesa e një qeverie kompetente për të prodhuar dokumente të besueshme, apo siguria e dyshimtë e pasaportave të vendeve të caktuara.
Siç thuhet, disa vende nuk kanë qenë bashkëpunuese në lehtësimin e deportimit të shtetasve të tyre. Mes tyre janë, Angola, Egjipti, Gana, Sudani Jugor, Siria etj. Më herët vendimi për ndalim të udhëtimeve u mor për vende të tilla, si Afganistani, Mianmari, Irani, Libia, etj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE