LAJME / E Enjte 12 Qershor 2025, 22:10

Foli ne telefon me gazetaren, B*rgu 313 nuk fal Ilir Meten, ja d*nimi që i dhanë

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, politikani i lartë opozitar Ilir Meta, është dënuar nga Komisioni i Disiplinës në Burgje me ndalim të aktiviteteve sportive për 10 ditë.

Kjo masë është ndërmarrë pasi dje ai ka zhvilluar një bisedë telefonike nga qelia, live, me gazetaren Beti Njuma. Televizioni “Ora News” publikon pamjet e bisedës në studio mes Metës dhe Njumës, ndërkohë që celulari i vihet në dispozicion moderatores nga Tedi Blushi.

Numri dy i Partisë së Lirisë e nis vet bisedën me Beti Njumën dhe më pas ia kalon moderatores.


Ilir Meta: Përshëndetje Beti, për ju dhe Orën tuaj, Ora e Betit (emri i emisionit). I thashë, do t’i bësh shumë të fala Betit. Kur bëra Majën e Çikës herën e kaluar, Fatjoni që kishte qenë me ju më tha që këtu ka ndrydhur çik këmbën Beti, në mos gaboj.

Beti Njuma: Po ka 5 vjet ajo histori. Zoti Meta, sipo e bëni telefonatën tani, lejohet apo është nga ato telefonat e burgut.

Ilir Meta: Është telefon i burgut. Unë sa u ktheva nga Infermieria, se bëj herë pas here për qejf matje tensioni. 7 me 11, nuk lëviz këtu, është një gjendje e jashtëzakonshme. Të gjithë parametrat janë shumë lart. Jemi shumë mirë, si në kavalishencë. Si kavalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes.

Beti Njuma: Nuk e besoj këtë

Ilir Meta: Jo jo, unë jam si në kavalishencë personalisht, jam shumë mirë.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet prej muajsh në qelitë e Burgut 313 në Tiranë, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, si person i dyshuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale. Hetimet ndaj tij nuk kanë përfunduar dhe janë shtyrë me gjashtë muaj do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE