LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 21:09

Florimi më tha: "Ke me dalë me shokun tim Lutën dhe me pronarin e marketit"

Arjeta Roshaj me pretendime të reja për Florim Haxhidemën: “Më tha të dilja me shokun e tij dhe me pronarin e një marketi”

Detaje dhe deklarata të reja po marrin vëmendje lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së 32-vjeçarit Florim Haxhidema në Ferizaj, rast për të cilin Arjeta Roshaj është raportuar si një nga personat e dyshuar.

Në një deklaratë të publikuar, Roshaj ka ngritur pretendime të reja për një bisedë që, sipas saj, kishte zhvilluar me Florim Haxhidemën një natë para ngjarjes.

Sipas rrëfimit të saj, rreth orës 22:00, Florimi e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që të takohej fillimisht me një mik të tij të quajtur “Luta” dhe më pas me pronarin e një marketi.

Roshaj pretendon se qëllimi i këtij plani ishte që ajo të krijonte një situatë intime me pronarin e marketit dhe ta regjistronte atë, në mënyrë që materiali më pas të përdorej për shantazh dhe përfitim financiar.

“Florimi më tha: ‘Ke me dalë me shokun tim Lutën dhe me pronarin e marketit’”, pretendon Roshaj në deklaratën e saj.

Sipas versionit të paraqitur prej saj, Florimi dyshohet se i kishte thënë se pronari i marketit kishte para dhe se përmes regjistrimit synonte ta shantazhonte për t’i marrë para, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE