LAJME / E Enjte 21 Shtator 2023, 02:02

Flakët djegin katin e 10 -të të pallatit pranë stacionit të trenit në Durrës

DURRES - Flakët kanë përfshirë katin e 10- të të një pallati në lagjen nr 4 të Durrësit në orët e vona të natës bëri të ditur policia e këtij qyteti.

Mësohet se flakët kanë rënë rreth orës 23:30, në katin 10 -të të një pallati pranë stacionit të trenit.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur  fikjen e zjarrit, informoi sot policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkaut të rënies së zjarrit.