
Marjana Koçeku ka njoftuar një ditë më parë largimin nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe vijimin e mandatit si deputete e pavarur.
Gjithsesi, në një postim të publikuar rreth pesë ditë më parë, Koçeku ka ndarë një reflektim personal mbi përvojën e saj në zhvillimin e një bujtine familjare në veri të vendit, duke treguar historinë e restaurimit të një kulle të vjetër dhe përdorimin e një ene tradicionale gatimi që, sipas saj, ka shërbyer për mijëra vizitorë ndër vite, duke i vlerësuar investimet në resorte.
Ajo përshkruan transformimin e objektit familjar nga përdorim tradicional në një hapësirë pritjeje për turistë të huaj, duke e lidhur këtë me idenë e turizmit autentik dhe sipërmarrjeve të vogla lokale që, sipas saj, mund të kenë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik.
Kur pata vendosë me e hapë bujtinën para 5 vitesh m’u desh me marrë 2 mijë euro borxh te nji kushëri për restaurimin e kullës, ma saktë për izolimin e lagështinës që i kishte kaplue muret duke i ba harta-harta. Krejt si shpenzim më shkoi rreth 1 mijë euro. Pjesën tjetër e ktheva.
Nuk ndërrova kurrgja ma shumë, përfshi edhe ktë vegsh që shihni ma poshtë e që asht ma i vjetër se mosha jeme biologjike.
Qëllimi ishte me i dhanë kësaj ene-relike nji mision krejt të ri, jo ma me gatue për familjen e të afërmit, por për vizitorët e huej…
Në 5 vite, ky vegsh ka gatue për rreth 25 mijë vizitorë, pa marrë parasysh gatimet e maparshme familjare, për dasma, zi mortore, pajtime gjaqesh e lloj-lloj eventesh të tjera që i kanë zonat tona.
Na ka shoqërue në të mirë e në të keq, në dështime e suksese ekonomike.
Me i mbledh krejt njerëzit bashkë për të cilët ka gatue ky vegsh, e them me bindje se ia kalon çdo enë të secilit resort ma të mirë e ma të madh në Shqipni, për mos me thanë ma gjanë. Ndoshta nji ditë ka me gatue në përmasën e nji populli, por kushedi…
Ata që më njohin e dinë shumë mirë që unë s’kam shkue kurrë në nji resort dhe s’besoj se kam me shkue ndojherë. Në preferencën teme resorti asht nji botë e stisun dhe pa negativitet, nji hapësinë e kontrollueme dhe e tejsterilizueme, dekori i të cilës e përjashton ritmin e vërtetë të nji vendi.
Por e vërteta asht se nji kategori njerëzish (ndër të cilët jo pak shqiptarë) e preferojnë nji botë të tillë e që janë gati të paguejnë me çdo çmim për me marrë përjetime të nji lumtunie që për mue asht abstrakte, por që për ta me sa duket asht krejt reale.
Kur e kam marrë pozitën e përfaqësimit në parlament, nji nga synimet ka kenë me i dhanë shtysë sipërmarrjeve të vogla kreative në turizëm, pa shumë investim, që për nga volumi dhe suksesi ndojherë arrijnë edhe sipërmarrje masive. Nji kullë e vjetër, nji vegsh i nximë prej zjarrit, nji sofër e thjeshtë, mundet me ba ma shumë për shpirtin e turizmit sesa investime milionëshe që ndërtohen pa lidhje të drejtpërdrejta me vendin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
