LAJME / E Hënë 27 Nëntor 2023, 17:05

Festat e nëntorit/ Shqiptarët marrin avionët dhe fluturojnë jashtë vendit

Duke marrë shkas nga kjo, tendencat për udhëtimet jashtë kanë qenë kryesisht të fokusuar në Europë dhe interesimet pranë agjencisë kanë qenë kryesisht për hotele brenda vendit: Korçë, Dardhë etj.

Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin.

Dhe ndonëse nëntori konsiderohet si muaj i ftohtë apo me shira, duket se shqiptarët nuk kanë menduar kështu.

Tendencat për udhëtimet jashtë kanë qenë kryesisht të fokusuar në Europë dhe interesimet pranë agjencisë kanë qenë kryesisht për hotele brenda vendit: Korçë, Dardhë etj.

Edhe nga agjencia Kalemi Travel bëjnë me dije se, vendi dhe rajoni kanë qenë më të kërkuar në komunikimet që kanë pasur me klientët, ku Korça kurorëzohet si mbreti i prenotimeve.

Sa i përket udhëtimeve jashtë, në komunikim me disa nga agjencitë në vend, kryeson Italia, ku qytete ti Verona, Milano, Napoli, Roma kanë qenë të preferuara. Ofertat turistike kanë nisur me 99 euro për person, për 2 net dhe 3 ditë , akomodim me mëngjes.

Biletat e udhëtimeve për datat 25-29 nëntor, në qytetet italiane, varionin kryesisht në 50-60 euro për person në planifikimet e hershme.

Ndërsa për ata që kanë menduar të lënë udhëtime ne minutë të fundit, çmimet janë rritur nga kërkesa e lartë, ku Roma, Milano rezultojnë me mesatarisht 300-400 euro për person, për të njëjtat data. Referuar: MONITOR