LAJME / E Hënë 9 Qershor 2025, 21:09

“Fëmijën nuk e kam me burrin, por…”- Historia e pazakontë! Nëna e djalit 6 vjeç: Krijova një lidhje jashtëmartesore! Dua që të marrë mbiemrin tim (Video)

Tak Fak/ Ndodh dhe kështu. Teksa të tjerë kërkojnë të drejtën e atësisë për fëmijët e braktisur nga babai, një grua në një fshat të Peqinit kërkon t’ja heqë fëmijës së saj atësinë, pasi e pranon se ky fëmijë nuk është i tij.

Gruaja prej disa kohësh sorollatet dyerve të gjykatës dhe për këtë arsye iu drejtua redaksisë së “Tak Fak”.

Gazetarja e emisionit Anxhela Gjiriti, intervistoi nënën e djalit që sot ka mbetur pa përkrahje.

Gruaja tregon se babai biologjik e ka mohuar djalin, ndërsa ajo nuk pranon të qëndrojë me ish-bashkëshortin e saj pasi i gjithë fshati e di që ajo fëmijën e ka me dikë tjetër.

“Unë kam patur konflikte gjithmonë me bashkëshortin tim. Ai jetonte në Greqi dhe në pjesën më të madhe të kohës unë kam jetuar tek prindërit e mi. Në 2019 unë u shkëputa nga ai sepse ai më akuzonte se nuk bëja fëmijë. Gjatë kësaj kohe ai nuk më është përgjigjur për asgjë. Familja e tij më keqtrajtonte, më fyente. Unë më pas krijova një raport me një burrë të martuar që më premtoi se do të ishte me mua pasi me martesën e tij kishte probleme.

Por më gënjeu. Ai kërkoi që unë ta hiqja fëmijën por unë kisha vite që tentoja dhe nuk pranova të abortoja. Kur isha 1 muajshe shtatzënë unë erdha tek prindërit e mi.

Kur bashkëshorti im e mori vesh, më tha është fëmija im. Ai s’e ka pranuar kurrë këtë dhe këmbëngul madje dhe pas përgjigjes së ADN-së”, tregon gruaja.

Ajo tani kërkon që fëmija e tij të mos ketë mbiemrin e ish-bashkëshortit, pasi ai nuk është i jati.

“Unë dua të largohem jashtë, të krijoj një jetë të re pasi fëmija është hiperaktiv ka nevojë për një mjedis tjetër. Unë i jam drejtuar gjykatës për kundërshtim atësie, gjyqi ka mbaruar në 13 shkurt por vendimi akoma nuk është zbardhur.

Më dhimbset djali sepse nuk ma pranojnë në shkollë. Unë jam e papunë dhe jetoj me pensionin e babait tim”, vijon gruaja në intervistën për gazetaren Anxhela Gjiriti.

Sot, fëmija e saj nuk mbështetet nga askush, por gruaja është e vendosur t’i qëndrojë pranë dhe ti ofrojë një jetë më të mirë

“Fëmija im luan me kafshë, kërkon të luajë më fëmijë të tjerë. Dua të iki jashtë, atje i përgjigjen, kurse këtu nuk të sheh asnjë, nuk do ta dijë askush se ku ha fëmija im”, tregon gruaja

Gjyqi i divorcit po zvarritet pikërisht për vendimin për heqjen e atësisë, dhe pa këto dokumenta gruaja e ka të pamundur të udhëtojë jashtë.

“Kisha vendosur të iki jashtë sepse gjyqi po zvarritet. Kur gjyqi i heqjes së atësisë në shkurt përfundoi, mendova se divorci do të zgjidhej shpejt. Por nga shkurti në qershor unë vazhdoj të pres vendimin për tu zbardhur”, thotë gruaja.

Gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti pyeti avokatin e çështjes Jurid Sharka pohon se procesi gjyqësor ka përfunduar dhe pritet vendimi do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE