LAJME / E Enjte 12 Shtator 2024, 12:12

Fatos Nano i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja si paraqitet gjendje e ish-kryeministrit

U raportua se prej disa ditësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhej i shtruar në një spital afër kryeqytetit. Shkak për shtrimin e Nanos ishte bërë thyerja e këmbës ku dhe i’u nënshtrua një operacioni kirurgjikal.

Nga informacionet bëhet e ditur se ndërhyrja ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit Fatos Nano. Mësohet se Nanos i është vendosur protezë e pjesshme.


Fatos Nano do të vijojë të qëndrojë në spital për rehabilitim. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkri.