LAJME / E Premte 18 Prill 2025, 13:01

Fat i keq apo gabim njerëzor? Plumbat që u zbrazën drejt katër të rinjve, ishin “taksur” për gruan e Roan Braimit, babai i tij u vra 45 minuta para atentatit! Detaji që ngatërroi autorët

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Tiranë ku mbetën të plagosur katër të rinj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas burimeve nga prokuroria, shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve.

Mësohet se automjeti që përdor bashkëshortja e Brahimit është e njëjtë me atë që përdornin katër të rinjtë.