
Ditëlindja e Meriton Mjekiqit rifuti edhe një herë në shtëpinë e Big Brother VIP gjithë banorët e eleminuar.
Surprizë e mrekullueshme për konkurrentin e këtij formati televiziv, por vëmendjen më të madhe e ka marrë Romeo Veshaj me Vesa Smolicën. Kjo e fundit është eleminuar prej kohësh nga Big Brother, ndërsa Romeo është në lojë si finalist.
Në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, ku Vesa qëndron shumë pranë tij, i cili është në një romancë me Heidin. Disa momente pikante që nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave.
Fillimisht Vesa e kap Romeon nga dora duke mos e lënë të largohet. Gjatë gjithë festës i qëndron pranë. Madje edhe në foton me Heidin, ajo ndërhyn duke dalë në fotografi me çiftin.
Prekjet e bukuroshes ndaj Romeos po komentohen shumë në rrjet. Megjhithatë deri më tani nuk mund të flitet më shumë se kaq, duke qenë se aktori është i izoluar deri në finalen e nesërme brenda katër mureve. Po siç thonë, “Ku ka zë, s’është pa gjë”…
