Mëngjesi i sotëm në “Big Brother VIP Albania” nisi me shumë energji dhe të qeshura, falë Rozana Radit, e cila u shfaq plot gjallëri duke kërcyer në oborr së bashku me Laertin.
Pas momentit plot ritëm, këngëtarja u drejtua për në dhomën e gjumit, ku çifti i “sapomartuar”, Egli dhe Gjesti, po flinin pas natës festive të dasmës së tyre brenda shtëpisë.
Me stilin e saj të njohur plot humor, Rozana tentoi t’i zgjojë duke thënë me zë të lartë:
“Çohuni nub, se ka ardhur halla me dajën. Çohuni se ju kanë ardhur mysafirët, duhet t’i respektoni”.
Duke mos ndalur batutat, ajo iu drejtua Eglit me fjalët:
“Çohu ti nuse. Nuse se do fshish oborrin”.
“Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur”.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë simbolike dhe tradicionale, një prej momenteve më të komentuara të këtij sezoni të formatit.
Ceremonia u organizua me praninë e opinionistëve Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, disa ish-banorëve dhe moderatorit Ledion Liço, i cili mori rolin e celebruesit të çiftit.