Ndërkohë që shkaku i saktë i aksidentit të rëndë ajror të një avioni të Air India nuk është ende i qartë, spekulimet dhe teoritë po vazhdojnë të qarkullojnë në internet dhe në media.
Avioni Boeing 787 Dreamliner, me 242 pasagjerë në bord – përfshirë 53 britanikë dhe 11 fëmijë – u përplas të enjten me një hostel për mjekë në pjesën perëndimore të Indisë, pak momente pas nisjes nga aeroporti i Ahmedabadit. Destinacioni i planifikuar ishte Londra.
Një nga dy “kutitë e zeza” të avionit është rikuperuar dhe pritet të ofrojë dëshmi të rëndësishme për minutat fatale nga momenti i nisjes deri në përplasje. Kutia e zezë jep të dhëna teknike si kohë, shpejtësi, lartësi dhe drejtim, ndërsa regjistruesi i zërit në kabinë mund të zbulojë bisedat e pilotëve, zhurmat e motorëve, sinjalet e paralajmërimit dhe tingujt e tjerë të pajisjeve.
“The Sun” rendit gjashtë teori kryesore që po hetohen si shkaktarë të mundshëm të aksidentit më të rëndë ajror në historinë e Indisë:
Një goditje nga zogjtë mund të ketë dëmtuar motorët gjigantë General Electric të avionit. Edhe pse duket e pazakontë që një zog të rrëzojë një avion kaq të madh, raste të ngjashme kanë ndodhur më parë.
Pozicioni i flapave të krahëve
Ekspertët sugjerojnë se flapët e krahëve mund të kenë qenë tërhequr ose në një pozicion minimal, duke dhënë shumë pak ngritje, veçanërisht gjatë nisjes dhe uljes ku këto pjesë janë të rëndësishme për stabilitetin. Gjithashtu, rrotat e uljes kanë mbetur hapur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar rezistencë të madhe aerodinamike. Kjo mund të ketë kontribuar në humbjen e kontrollit të avionit.
Megjithëse Boeing 787 është një avion shumë i automatizuar dhe pilotët kryejnë kryesisht veprimet kyçe, nuk mund të përjashtohet një gabim njerëzor. Kapiteni i avionit ishte një pilot me përvojë të madhe, por mund të ketë ndodhur një gabim në kontrollin e avionit ose në vendosjen e flapave.
Në ditë me temperatura shumë të larta, si ajo e aksidentit (rreth 40°C) avioni ka nevojë për më shumë shpejtësi për të krijuar ngritje të mjaftueshme. Kjo mund ta ketë bërë më të vështirë ngritjen, veçanërisht me ngarkesë të plotë.
Nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik apo problemi inxhinierik. Boeing 787 ka një rekord të mirë sigurie, por në vitet e fundit janë raportuar disa probleme me motorët në avionët e ngjashëm.
Edhe pse pesha e avionit kontrollohet me kujdes para nisjes, një mbingarkesë moti mund të ketë ndikuar në aftësinë e tij për ngritje.
Hetuesit po vazhdojnë të analizojnë të dhënat nga kutia e zeza dhe po përpiqen të zbulojnë arsyen e vërtetë që shkaktoi tragjedinë, e cila la të vdekur të paktën 265 persona, duke përfshirë pasagjerët dhe banorët në tokë do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE